Buja: Plani Evropian mund ta krijojë një pushtet të tretë në Kosovë

Buja: Plani Evropian mund ta krijojë një pushtet të tretë në Kosovë

08:30, 18/03/2023

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Ramë Buja ka deklaruar se rrezikshmëria më e madhe e pranimit të planit e evropian është nëse hynë pushteti i tretë në Kosovë.

Buja në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, tha se nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte shumë tragjike për Kosovën.

“Pika e 7 e dini që e ka në brendësinë e saj eksterritorialitetin e kishave. Këtu duhet pasur shumë kujdes dhe te vetmenaxhimi i komunave serbe dhe ky vetmenaxhimi ka aq shumë kuptime dhe kuptimësi sa nëse nuk kemi kujdes se si do të futet ai për t’u sqaruar dhe për t’u implementuar është shumë problem. Rrezikshmëria është që këtu përmes këtyre dy kuptimësive të shprehjeve të na futet pushteti i tretë në Kosovë dhe nëse ndodh kjo është shumë tragjike për Kosovën. Një pushtet i tretë që e shpall të paqenë Kosovën unitare, është një Kosovë tjetër”, tha ai.

Sipas tij, delegacioni i Kosovës duhet të ketë shumë kujdes në çdo shprehje, pikë e presje.

Ai shtoi se nëse bëhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe qoftë edhe me të voglën kompetencë ekzekutive e shpall Kosovën të paqenë.

“Padyshim që brenda planit është Asociacioni, por Asociacioni është me rrezikshmëri shumë të madhe. Asociacioni që do të behet nëse ka qoftë edhe më të voglin kompetencë ekzekutive e shpall Kosovën të paqenë dhe me shumë probleme”, përfundoi Buja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco