Ndalohet një person në Aeroportin e Prishtinës, i gjenden 9 fishekë në valixhe

Ndalohet një person në Aeroportin e Prishtinës, i gjenden 9 fishekë në valixhe

09:40, 27/02/2023

 

Një person është ndaluar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë një kontrolli të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar nëntë fishekë.

“ANP Adem Jashari 26.02.2023 – 11:00. Tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco