Hoti kritikon qeverinë për zhvillimin ekonomik: Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie

Hoti kritikon qeverinë për zhvillimin ekonomik: Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie

09:32, 21/02/2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një krahasim të ekonomisë në vitin 2019 dhe 2022.

Ai ka thënë se zhvillim ekonomik me subvencione e transfere nuk ka dhe se rritja e tyre është shenjë varfërie.

Ai ka thënë se në vitin 2022 qeveritarët majtistë në vitin 41% të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere, ndërsa 16% të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale.

Postimi i tij i plotë:

Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet.

Shihni foton më poshtë. Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019:

– subvencionet dhe transferet janë rritur për +70%,

– investimet kapitale janë zvogëluar për -21%.

Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie.

Ja çfarë kanë bërë qeveritarët majtistë në vitin 2022:

– 41% të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere (më 2019 ka qenë 30%)

– 16% të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale (më 2019 ka qenë 25%).

Ky raport do të duhej të ishte i kundërt. Kështu nuk zhvillohet ekonomia, por rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale. Asnjë ekonomi nuk është zhvilluar duke e shpenzuar 42% të buxhetit në subvencione, por duke shpenzuar më shumë në investime kapitale publike edhe private. Vetëm investimet e zhvillojnë ekonominë, pasi ato e rrisin kapacitetin prodhues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco