Sot nis gjykimi në Speciale ndaj Pjetër Shalës, deri tani janë pranuar tetë persona për të marrë pjesë në proces si viktima

Sot nis gjykimi në Speciale ndaj Pjetër Shalës, deri tani janë pranuar tetë persona për të marrë pjesë në proces si viktima

08:11, 21/02/2023

Të martën, më 21 shkurt në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) do të nisë gjykimi kundër Pjetër Shala.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se deklaratat hyrëse janë planifikuar për 21 dhe 22 shkurt, duke filluar nga ora 9:30.

Versioni i parë i Aktakuzës kundër Pjetër Shalës u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe Aktakuza e konfirmuar e korrigjuar u dorëzua më 1 nëntor 2021.

Shala akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Pretendohet se krimet u kryen afërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, që pretendohet se shfrytëzohej nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco