E dhimbshme, kjo është e moshuara që u gjet pa shenja jete në Prishtinë

E dhimbshme, kjo është e moshuara që u gjet pa shenja jete në Prishtinë

07:34, 21/02/2023

Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Prishtinë, ku një grua e moshës 74-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e saj.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima është Shehide Fazliu, e cila u gjet pa shenja jete para disa orësh. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Media mëson se viktima ka jetuar e vetme dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur e ndjera.

Pas mbledhjes së informacioneve, burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco