Bien pak temperaturat minimale sot, njihuni me parashikimin e motit

Bien pak temperaturat minimale sot, njihuni me parashikimin e motit

07:18, 21/02/2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.

Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme mund të ketë ngrica dhe temperaturat minimale do të jenë më të ulëta.

“Të marten –Mot i ngjashëm , me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.
E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

E enjte- Mot me diell dhe vranësira më të theksuara se diten e merkurë. Temperaturat maksimale do të ulën për1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.
E premte- Edhe dita e premte mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë , mdersa maksimalet mbeten të ngjashme.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.”
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco