Berisha: Bashkëluftëtarët po mbahen peng nga monstra speciale, 'selame' për Osmanin e Kurtin

Berisha: Bashkëluftëtarët po mbahen peng nga monstra speciale, 'selame' për Osmanin e Kurtin

19:07, 17/02/2023

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Zafir Berisha, tha se sot është një festë e zbehtë pasi ish-krerët e UÇK-së në përvjetorin e 15-të të shtetësisë së Kosovës nuk gjenden këtu, për vitin e tretë me radhë.

Berisha në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, tha që bashkëluftëtarët e tij po mbahen peng nga monstra speciale.

“Bashkëluftëtarët në mënyrë të padrejtë po mbahen të burgosur dhe bashkë me ta po mbahet edhe një pjesë e historisë së Kosovës. Edhe dy nga akterët kryesorë janë të izoluar nga një monstrum politik i cili është themeluar me dosje dhe shpifje të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në Kosovë. Natyrisht kjo festë është më ndryshe dhe më e zbehtë pasi është festa e tretë që që krerët e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës nuk gjenden në mesin tonë”.

Berisha gjithashtu ka thënë që mospërmendja e emrit të ish-presidentit Hashim Thaçi në këtë ditë, nga e para e shtetit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sipas tij, nuk është për t’u befasuar.

“Kjo për mua se a i kanë përmendur ose jo pak ka rëndësi, por është me rëndësi që historia kur shkruhet pavarësisht tendencave që me e zbeh këtë të arritur të madhe, duke i luftuar për nevojat e politikës ditore eksponentët, ne mund të jemi rivalë politikë por ajo që ka ndodhur në Kosovë, edhe mua sot më duhet si ëndërr”, ka thënë Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco