15 vjet shtet, festë e madhe në Prizren

15 vjet shtet, festë e madhe në Prizren

16:56, 17/02/2023

Edhe në Prizren, përmes aktiviteteve të ndryshme po shënohet sot 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Atje, qytetarë të shumtë janë mbledhur tek Shesh “Shatërvan” për ta nisur festën e tyre.

Komuna e Prizrenit ka publikuar fotografi nga atmosfera që po mbizotëron atje, ku shihet një numër i madh i qytetarëve që janë mbledhur.

“Sheshi “Shatërvan” në Prizren është epiqendra e festës së sotme të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në kuadër të manifetimit me SHKA-të, që u hap nga drejtori i DKRS-së, Adem Morina, Shoqëritë Kulturo-Artistike sollën atmosferën festive me këngë e valle që pasqyrojnë të kaluarën e popullit tonë dhe sot shijon ëmbëlsinë e lirisë nga sakrifica e të parëve e të UÇK-së. Festa vazhdon deri vonë sonte dhe përmbyllet me rok koncert të grupeve prizrenase që fillon në orën 19:00”, thotë Komuna e Prizrenit në një komunikatë për media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco