15-vjetori i pavarësisë, Zhitia: Pjesë e homazheve edhe kandidati për president në Serbi

15-vjetori i pavarësisë, Zhitia: Pjesë e homazheve edhe kandidati për president në Serbi

13:56, 17/02/2023

Qytetarë nga e gjithë Kosova dhe Shqipëria festojnë sot në Prishtinë 15-vjetorin e pavarësisë. Në një lidhje me Skype nga Prishtina, gazetarja Albionë Zhitia raportoi për MCN TV mbi aktivitetet që po mbahen në këtë ditë të shënuar.

Zhitia tha se krahas mesazheve të urimit që kanë përcjellë zyrtarët e lartë të shtetit, është edhe ai i kandidatit për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviç. Në Prishtinë për një vizitë, Sanduloviç është bërë pjesë e homazheve dhe ka premtuar se do të dënojë krimet e luftës nëse zgjidhet në postin e kreut të shtetit të Serbisë.

"Përgjatë këtyre 15 viteve kemi kaluar sfida të ndryshme. Qytetarë nga e gjithë Kosova kanë mbërritur në Prishtinë. Para pak minutash ka nisur dhe ceremonia shtetërore.

Kandidati për president të Serbisë ka qenë pjesë e homazheve dhe ka dhënë premtimet që nëse vjen në krye të shtetit do t’i dënojë të gjitha krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Axhenda e qeverisë ka nisur në orën 8:00, për të vijuar te varri i Ibrahim Rugovës. Adem Demaçit e më pas në Prekaz te shtëpia e familjes Jashari".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco