Mesazhi i Kurtit para ushtarëve të FSK-së dhe policëve

Mesazhi i Kurtit para ushtarëve të FSK-së dhe policëve

13:36, 17/02/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ceremoninë e parakalimit të trupave të FSK-së e policisë së Kosovës ka thënë se ndihet krenar që Kosova ka ushtri e polici kaq profesionale.

“Këto rrugë ku do të parakalojnë forcat tona, janë rrugë kur dikur në kohëra të dhimbshme, parakalonin protestuesit, demonstruesit e paarmatosur. Është dashur shumë dhembje shumë mund e sakrificë që të vijmë në këtë ditë. Betimi i ushtarakëve tonë, policëve tonë, i manifestuar me gatishmëri u dëshmua disa herë në përkthimin e sigurisë që vendi jonë ka kaluar kohëve të fundit. Policët tanë krijuan profesionalizëm. Pjesëtarët e FSK-së kanë intensifikuar punën për të shtuar radhën e tyre me ushtarë të rijnë,”- ka thënë Kurti në fjalën e tij.

Kurti ka bërë të ditur se FSK-së shpejtë do t’i shtohen ushtarët e rijnë.

“612 ushtarë të rregullt më shumë e 388 rezervistë më shumë”- ka paralajmëruar Kurti për ushtarët e rinjë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco