Osmani: Pjestarët e Ushtrisë që parakalojnë para nesh janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë

Osmani: Pjestarët e Ushtrisë që parakalojnë para nesh janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë

13:35, 17/02/2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se sot janë mbledhur për të festuar një tjetër vit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo edhe në këtë fjalim që është mbajtur para parakalimit të FSK-së, ka thënë se pjestarët e FSK-së që do të përkalojnë sot, e që sipas saj janë pjesa më e ndritshme e historisë.

“Jo rastësisht trupat e FSK-së do të parakalojnë në tre sheshe emblematike. Sikur Ushtria jonë që na bënë krenare, ashtu edhe Policia e Kosovës e cila u përball me angazhim të shtuar për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit ka treguar përkushtim. Republika jonë mbanë vulën e sakrificës. Kuadratet e Ushtrisë që parakalojnë para nesh janë pjesa më e ndritshme e historisë sonë të re, dhe ndërlidhja e dy periudha historike që i dhanë udhë lirisë sonë shtet-ndërtimit dhe shtet-formimit. Republika e Kosovës është e përjetshme, dhe duhet vazhduar ta ruajmë atë”, ka thënë Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco