Kurti: Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK-së

Kurti: Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK-së

12:54, 17/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar se akti i shpalljes së pavarësisë në vitin 2008 shënon hapjen e një kapitulli të pakthyeshëm për historinë moderne të Kosovës.

“Ky kapitull duhet të mbetet i tillë duke u mbrojtur politikisht dhe përforcuar në vazhdimësi nga të gjithë në secilin rast para çdo sfide. Shpallja e pavarësisë e Kosovës para 15 viteve ishte rezultat i shumë përpjekjeve dhe sakrificave të skajshme ët popullit tonë si dhe i ndihmës dhe përkrahjes aq të nevojshme të partnerëve dhe aleatëve tanë”, ka deklaruar ai.

Kurti, ka thënë së shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka ardhur si rezultat i luftës së lavdishme të ushtarëve të UÇK-së.

“Republika jonë erdhi nga lufta e lavdishme e ushtarëve të UÇK-së. Që me luftën e drejtë arritën t'i përfshijnë edhe aleatët ndërkombëtarë që më 1999 na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia”, tha Kurti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco