Abdixhiku kujton Rugovën në fjalimin për Pavarësinë

Abdixhiku kujton Rugovën në fjalimin për Pavarësinë

12:34, 17/02/2023

Lumir Adbixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur një falim në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka mbajtur në fjalim, në të cilin u përmenden shumë momente historike, përfshrië rrugëtimin ditor të Ibrahim Rugovës nga udhëkryqi i Velanisë, të cilin e quajti si “ati themeltar të shtetit të Kosovës”.

“Rrugëtimi ditor i Ibrahim Rugovës në udhëkryqin e Velanisë, ishte rrugëtim i bërë në emër të secilit për një të ardhme që do të tejkalonte secilin. Çdo rrugë e tij, e njeriut që yjet politike i kishin dhënë kahje të atit themeltar të shtetit të Kosovës, e bartes së barrës së lëvizjes së Kosovës për liri e pavarësi”, tha Abdixhiku.

Në fjalimin e tij, Abdixhiku përmendi edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e sakrificën e familjes Jashari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco