Sveçla uron 15 vjetorin e Pavarësisë, kujton sakrificat e brezave para nesh

Sveçla uron 15 vjetorin e Pavarësisë, kujton sakrificat e brezave para nesh

12:29, 17/02/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Sveçla ka kujtuar gjithashtu dhe sakrificat e brezave para nesh.

Tutje ai ka shprehur lavdi për të rënës e lirisë.

Postimi i plotë:

Sot festojmë 15 vjetorin e Pavarësisë sonë, të shpallur pas përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri e çlirim.

Sakrificën e brezave para nesh e kemi shembullin më të mirë që duhet të ndjekim teksa punojmë çdo ditë për forcimin dhe ngritjen e Republikës sonë. Brezat e rinj do të mësojnë me krenarinë më të madhe për historinë e popullit të tyre e për heroizmin e djemve e vajzave tona në luftën për çlirim.

Lavdi të rënëve për liri falë gjakut të së cilëve sot gëzojmë lirinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco