Ja sa Pavarësie e Pavarësima i ka Kosova

Ja sa Pavarësie e Pavarësima i ka Kosova

15:00, 17/02/2023 Nga Albulena Hajrizi

Kosova sot po feston 15 vjetorin e pavarësisë së saj, shkruan Syri.net Kosova.

Që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin e vitit 2008, shumë prindër zgjodhën që fëmijët e tyre t’i pagëzojnë me emrin Pavarësi.

Syri.net Kosova ka mësuar se që nga viti 2008, 45 fëmijë janë pagëzuar me emra Pavarësi dhe Pavarësim.Pa çka se vërehen edhe mënyra të ndryshme të emërtimeve si Pavarësie, Pavarsi, Pavarsim, Pavarësijë, Pavarësije, etj.

31 fëmijë në vitin 2008 janë pagëzuar me emrat: Pavarësia dh Pavarësim.

Ndërsa, në vitin 2009, dy fëmijë janë pagëzuar me këtë emër.

14 fëmijë janë pagëzuar me emrin Pavarësim, ndërsa emrat e gjinisë femërore Pavarësi janë gjithsej 31.

Duke kaluar vitet nga të dhënat e marra nga Syri.net Kosova duket se dëshira e prindërve për t’i pagëzuar fëmijët me emrin Pavarësi është venitur, sepse që nga viti 2016, asnjë prind nuk ka zgjedhur t'ia vendos fëmijëve këtë emër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco