Gruaja e Agim Ramadanit kujton momentet e veçanta me heroin: 'Ai m’i bënte detyrat'

Gruaja e Agim Ramadanit kujton momentet e veçanta me heroin: 'Ai m’i bënte detyrat'

10:57, 17/02/2023

 

Në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, gruaja e heroit Agim Ramadani, Shukrija, duke folur për të në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova, e kujtoi edhe një fakt të lezetshëm nga raporti i tyre.

“Ai m’i bënte detyrat”, tha ajo duke qeshur, teksa tregonte për periudhën kur ata dy ishin në një klasë.

Shukrije Ramadani po ashtu u shpreh se është shumë krenare dhe se është një sfidë e vazhdueshme për të.

“Duhet ta mbash emrin e tij të papërlyer nga kërkesa të shumta që kemi, fatkeqësisht, partiake”.

“Fal zotit, kam arritur të mbetem vetëm gruaja e Ademit, të mos i takoj asnjë partie. Kjo ka qenë edhe dëshirë e tij. Dua ta ruaj emrin e tij të pastër, e qëndrimin e tij”, përfundoi zonja Ramadani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco