Konferenca e Mynihit, marrin pjesë Kurti, Osmani e Gërvalla

Konferenca e Mynihit, marrin pjesë Kurti, Osmani e Gërvalla

09:52, 17/02/2023
Konferenca e përvjetshme e Sigurisë që mbahet në Mynih është vendi ku takohen shumë liderë të botës. Edhe këtë vit është njëjtë, pasi dhjetra liderë të botës kanë zbarkuar në Konferencën e Mynihit. Në këtë konferencë të rëndësishme do të marrin pjesë edhe liderët e Kosovës.
 
Sipas listës së publikuar nga Konferenca, atje do të qëndrojnë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
 
Në agjendën e publikuar, fjalim do të mbajë veç Osmani. Në Konferencën e Sigurisë, zonja Osmani do të mbajë një fjalim rreth grave, paqës dhe sigurisë në një panel së bashku me zëvendëspresidentin e Kolumbisë, Franica Marquez. Fjalimi do të mbahet më 18 shkurt, nga ora 11:30-11:15.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco