Sejdiu: Shpallja e pavarësisë, përmbushje e një ëndrre dhe amaneti të gjeneratave të shumta

Sejdiu: Shpallja e pavarësisë, përmbushje e një ëndrre dhe amaneti të gjeneratave të shumta

09:46, 17/02/2023
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se ka qenë pjesë e gjeneratës që kanë përjetuar aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
 
Ai në një intervistë për Deutche Welle ka thënë se ky moment është përmbushja e një ëndrre dhe përmbushja e një amaneti të gjeneratave të shumta që janë sakrifikuar për Kosovën.
 
“E dyta është ajo që ne e dëshirojmë paralelisht ta ndërtojmë një shtet të gjithë qytetarëve, një shtet që përmbush ëndrrat edhe të të gjallëve, në kuptimin e ecjes, zhvillimit, integrimit dhe qëndrueshmërisë së tij si nga aspekti politik, si nga aspekti ekonomik dhe që mbetet borxh i elitave politike, të cilat kanë kapërcyer nëpër procese zgjedhore që ta përmbushin në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme. Sigurisht që ka lëvizje të mira, janë ato të etapës së parë të pas shpalljes së pavarësisë në dy-tre vjet tepër intensive të përmbushjes që kemi pasur karshi projektit të Marti Ahtisarit, jo vetëm në pjesën e legjislacionit, por edhe në veprime të tjera edhe politike edhe të relacioneve ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu për DW.
 
Sejdiu tutje ka theksuar se Kosova ka borxh të ndërtojë një mekanizëm, mirëpo sipas tij, jo ashtu siç e kërkon Beogradi për komunitetin serb të Kosovës.
 
“Mund të krijohet një Asociacion një mekanizëm i bashkëpunimit të ndërsjellë të komunave serbe për çështje të implementimit të politikave që janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, që janë të përputhshme me gjithë sistemin legjislativ të saj dhe me strukturën shtetërore në hierarkinë shtetërore. Çdo insistim i daljes jashtë saj dhe i një mekanizmi që përjashton esencën e të qenurit të Kosovës një subjekt që është tërësia territoriale dhe i mekanizmave të veprimit të shtetit të Kosovës, do të rrezikonte shtetin e Kosovës”, ka thënë Sejdiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco