Sherifi i NISMA-s: Kurti e mësoi presionin ndërkombëtar për tre muaj

Sherifi i NISMA-s: Kurti e mësoi presionin ndërkombëtar për tre muaj

19:42, 13/02/2023

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Kurti në Kuvend për çështjen e dialogut, ku ka kujtuar deklaratën e Kurtit në opozitë i cili thoshte se nuk bie pre e presionit ndërkombëtar, nën arsyen se është lider i pa korrupatuar.

“Tash, nga pozita e pushtetit, jo vetëm që e ka mësuar çka është dhe si duket presioni, por ka filluar të mbajë ligjërata se çka pason nëse nuk i nënshtrohesh presionit!”, – shkruan Sherifi në llogarinë e tij në Facebook.

Sherifi beson se për dallim nga liderët tjerë, Kurti e ka mësuar presionin ndërkombëtar shumë shpejt

“Përderisa paraardhësve të tij u është dashtë shumë vite për ta mësuar se çka është dhe si duket presioni, Albin Kurti, si inteligjent që është, e mësoi për 3-4 muaj!Mirëpo ligjëratave të tij i mungon sqarimi si u bë që një “politikan i pa korruptuar” t’i nënshtrohet presionit?”, ka thënë Sherifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco