Arrestohet një 60-vjeçar në Rahovec, i sekuestrohen dy pistoleta

Arrestohet një 60-vjeçar në Rahovec, i sekuestrohen dy pistoleta

17:12, 13/02/2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Rahovec për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç bënë të ditur policia, gjatë kontrollit në vendbanimin e 60-vjeçarit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta dhe tre copë fishekë.

“Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari H. D., i lindur në vitin 1963., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Me datën 13.02.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Celinë-Rahovec.”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij,  është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco