Kurti: S’e kam shkelur asnjë fjalë për dialogun

Kurti: S’e kam shkelur asnjë fjalë për dialogun

15:39, 13/02/2023

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai nuk e ka shkelur asnjë fjalë në procesin e dialogut.

Kurti tha se ka pasur shumë gjëra që nuk janë respektuar nga ana e presidentit serb për dialogun, por jo nga ai.

“Ka pasur dakordime që nuk janë respektuar pa fajin tim, megjithatë kam konsideruar që është gabim të them që s’do të ketë marrëveshje. s’mund të ankohen te unë miqtë ndërkombëtarë që s’e kam mbajtur fjalën, sepse unë e kam mbajtur, tjetërkush nuk e ka mbajtur. Mund të ketë mospajtim, por s’ka shkelje të asnjë fjale nga kryeministri i Kosovës në procesin e dialogut”, ka thënë Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, njofton Klankosova.tv

Kurti tha se ka qenë i interesuar për një fazë të re dinamike në arritjen e një marrëveshje finale, por, sipas tij, s’ka faj që është vonuar.

“Prita të kemi takim në shtator, prita në tetor, nuk patëm. Më 22 tetor ia kam dorëzuar Lajçakut komentet për draftin e parë, po kam dashur t’i them në takimet mujore që e kemi lënë të takohemi, por kur e pashë që s’po ndodh, atëherë ia dhashë Lajçakut komentet pasi s’kishte takim”, u shpreh Kurti.

I pari i qeverisë tha se më 10 dhjetor presidenti i Serbisë e ka shkelur marrëveshjen e vitit 2013.

“Më 10 dhjetor unë kam qenë në qeveri, presidenti i Serbisë e ka shkelur marrëveshjen e vitit 2013. I dërgoi letra pesë anëtarëve mosnjohëse ku i tha mos e pranoni anëtarësimin e Kosovës në BE”, ka shtuar ai.

Ai madje tha se ky nuk ishte raportimi i parë për dialogun, pasi tha se një gjë të tillë e ka bërë edhe në qershor 2021.

pajtohem që integrimi në NATO është jetik për sigurinë tonë.. vlera e saj sa vjen e rritet.. sa i përket katër shteteve jo njohëse të NATO-s ne e bëjmë të pamundurën, ajo çka ne bëjmë është që do të marrim në Defender Europe 2023 me 1365 ushtarë të FSK-së në këtë pranverë, në 2021 kemi marrë pjesë me 333 ushtarë. buxheti i ushtrisë së Kosovës është shtuar 20 për qind më shumë se vitin e kaluar.

“nuk është e vërtetë që ky është raportimi im i parë për dialogun unë kam raportuar me një fjalim në qershor 2021 me 8 faqe, Bislimi e ka bërë më 25 shkurt. Andaj nuk është e drejtë të thuhet se është raportimi i parë në 2 vjet”, ka thënë ai.

Ai tha se s’ka pse i propozon Serbisë asociacion në Kosovë.

“Është gabim nëse në Bruksel prezantoj opsione për Asociacionin”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco