Hamiti-Kurtit: I kupton gjërat me vonesë, si gjithëherë

Hamiti-Kurtit: I kupton gjërat me vonesë, si gjithëherë

14:55, 13/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka hapur letrat sot në Kuvend, duke treguar se në vizitën e fundit të diplomatëve europianë e amerikanë në zyrën e tij më 20 janar, ata i kanë thënë se propozimi i dytë, ai “përfundimtar”, është gati “merre ose leje”, përcjell Syri.net Kosova.

“Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit merre ose leje. Nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negocimi i tij”, tha Kurti.

E ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar profesori, Muhamet Hamiti i  cili tha se Albin Kurti e solli punën që emisarët evropianë t’i thonë “mere ose lëre”.

Hamiti u shpreh se presionin ndërkombëtar e kuptoi Kurti, më në fund, an ipse sipas tij ai i kupton gjërat me vonesë, si gjithëherë

“Në të njëjtën kohë, në paraqitje në Kuvend, Kurti i atribuoi Qeverisë së vet merita për avancim të dialogut Kosovë – Serbi. Domethënë është bërë më mirë, sipas kryeministrit Kurti, ndonëse korniza e dialogut, më saktë produkti i tij, propozimi franko-gjerman, me sa duket nuk e ka njohjen as në qendër as në periferi, të cilën ai po e maskon me gjoja njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. Po ashtu e pranoi edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë për Asociacionin, që e kundërshtonte si Zajednicë, por po e pranon (‘me kushte’) si Asociacion. Presionin ndërkombëtar e kuptoi Kurti, më në fund. I kupton gjërat me vonesë, si gjithëherë”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco