Hoxhaj: Kurti ia ka siguruar një fitore diplomatike Serbisë

Hoxhaj: Kurti ia ka siguruar një fitore diplomatike Serbisë

13:48, 13/02/2023

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në lidhje me qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për dialogun.

Hoxhaj tha se kryeministri u tregua i sinqertë në atë që tha në seancën e sotme në lidhje me procesin e dialogut, mirëpo, ky sinqeritet, sipas tij, e tmerroi.

“Mendoj që kryeministri ishte shumë i sinqertë me ne në atë që e tha, por jam i tmerruar çka dëgjova nga sinqeriteti i tij se ku mund të jetë dialogu Kosovë-Serbi, kam pasur pritje tjera që dialogu duhet t’i sjellë Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Kurti është treguar amator në këtë “aventurë të rrezikshme”, duke i siguruar kështu fitore diplomatike Serbisë.

“Zoti Kurti ka negocuar pa strategji, pa platformë dhe pa konsensus të brendshëm. Ka qenë amator në një aventurë të rrezikshme… Kurti ia ka siguruar një fitore diplomatike Serbisë para se të ulet në tavolinë”, ka shtuar Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco