Kurti: Diplomatët më thanë se konfrontohemi me ta dhe ndëshkohemi nëse e refuzojmë propozimin

Kurti: Diplomatët më thanë se konfrontohemi me ta dhe ndëshkohemi nëse e refuzojmë propozimin

13:16, 13/02/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka hapur letrat sot në Kuvend, duke treguar se në vizitën e fundit të diplomatëve europianë e amerikanë në zyrën e tij më 20 janar, ata i kanë thënë se propozimi i dytë, ai “përfundimtar” ishte fare afër formatit “merre ose leje”.

“Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit merre ose leje. Nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negocimi i tij”, tha Kurti.

Ai tregoi se diplomatët i kishin thënë se shtetet e tyre janë vënë në mbështetje të Kosovës, duke e paralajmëruar për pasojat nëse refuzohet propozimi.

“Dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bënë të qartë se çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatikë për Kosovën dhe do të kriijojë dobësim serioz të mirëbesimit”, tha Kurti.

Kurti tha se atyre ua ka dhënë komentet e tij për “versionin përfundimtar” në takim dhe në formë të shkruar.

Kryeministri tha se ka kërkuar më shumë garanci për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi u takua më 20 janar me përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë,  Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Europiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco