Albulena Haxhiu ‘tremb’ prokurorin, ‘në demokraci normale s’do ishte më ministre’

Albulena Haxhiu ‘tremb’ prokurorin, ‘në demokraci normale s’do ishte më ministre’

20:34, 10/02/2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje prokurorit, Ilaz Beqiri që të dorëzohet dhe të tërhiqet nga aktakuza pasi mungon ekspertiza dhe faktet për gazin lotsjellës. Kjo deklaratë e ministres nuk u prit aspak mirë, ku u pasua me një varg kritikash, shkruan Syri net Kosova.

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj ka thënë se është bërë normale në këtë qeverisje që Ministrja e Drejtësisë nga banka e të akuzuarës, ta kërcënoj prokurorin që ia ka ngritur aktakuzën.

Zyrtari i NISMA-së, Bilall Sherifi ka thënë se qasja e ministres Haxhiu sot në Gjykatë, tregon se byroja është instrument shantazhi dhe jo instrument drejtësie.

Analisti Xhemail Ahmeti ka vlerësuar se pas asaj që doli nga gjykimi i ministres Haxhiu në një vend me demokraci ajo s’do të duhej më ta ushtronte detyrën.

“Në demokracitë normale Haxhiu nga sonte s'do të ishte më ministre. Politikanë që u bëjnë diktat gjykatësve kemi vetëm tiranive e teokracive të njohura të botës, por jo aty ku funksionon shteti ligjor”, ka shkruar ai në Facebook.

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi është shprehur se mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por sipas saj, tani shndërrohet në kërcënim.

“Mendësia e gazit lotsjellës vazhdon edhe në qeverisje, por tashti shndërrohet në kërcënim, si reflektim i qasjes së dhunshme. Gjuha, komunikimi përfaqëson e përcakton atë çfarë jemi dhe mendojmë. Prandaj, nuk pritet që të qeveriset përtej mënyrës se si Vetëvendosje erdhi në pushtet. Ministrja e Drejtësisë i drejtohet prokurorit me fjalët “dorëzohu, s’është vonë”!?Duke ndërhy paskrupullt në pushtetin e ndarë. Kjo është qasje e rrezikshme dhe shpërfaq mendësinë e gazit lotsjellës në qeverisje duke u përkthyer në arrogancë e mos respektim të shtetit.Kjo është dhunë simbolike e pushtetit autoritar”, ka shkruar Halimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco