27 shtetet e BE-së duan përparim urgjent në dialogun Kosovë-Serbi (VIDEO)

27 shtetet e BE-së duan përparim urgjent në dialogun Kosovë-Serbi (VIDEO)

20:21, 10/02/2023

Takimi special i krerëve të 27 shteteve të Bashkimit Evropian , doli me 32 përfundime të mëdha në politikën e brendshme e të jashtme.

Në mesin e konkluzioneve është një edhe për dialogun  Kosovë-Serbi të cilat thirren për përparim urgjent në procesin e lehtësuar nga BE-ja.

Këshilli i Unionit, mirëpret propozimin evropian për ujdi, që e quan bazë të qëndrueshme dhe shans historik që duhet të shfrytëzohet siç thuhet nga të dyja palët , duke përfshirë edhe realizimin e perspektivës së tyre evropiane, njofton Klan Kosova.

Kryetarja e Komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, thotë se ka pritje për zhvillime pozitive nga plani evropian për procesin integrues të shtetit.

“Shpresojmë që do të jenë ato pika të cilat i ka paraparë kryeministri, që do të ndalet lobimi nga Serbia te shtetet që ende nuk e njohin Kosovën si dhe të ndalet fushata e Serbisë, kundrejt hyrjes së Kosovës në organizata ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Në fakt vetë shefi i qeverisë Albin Kurti, të enjten në parlament tha se plani evropian për marrëveshje me Beogradin, është bazë e mirë por me të nuk arrihet njohja e ndërsjellë.

Kuvendi i Kosovë  mban debat të hënën e 13 shkurtit për planin e bllokut evropian për ujdi me Serbinë. Diskutimi është thirrur nga partia më e madhe opozitare PDK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco