Gashi: Kurti i bëri dëm Kosovës, hoqi nga tavolina marrëveshjen për njohje

Gashi: Kurti i bëri dëm Kosovës, hoqi nga tavolina marrëveshjen për njohje

14:47, 09/02/2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka bërë dëm Kosovës duke e hequr nga tavolina marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke me Serbinë.

Në një konferencë për media të enjten, Gashi ka thënë se me rihapjen e 33 marrëveshjeve, Kurti e ka dëmtuar Kosovën pasi e ka hequr çështjen e njohjes nga diskutimi

“Propozimi që deri tash ka qenë në tavolinë ishte marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme, me garanci ndërkombëtare e me njohje reciproke. Momenti kur kryeministri ka rihapur 33 marrëveshje, ka ndryshuar. Dëmi që i është bërë Kosovës është nga kryeministri i Kosovës, i cili ka kërkuar një proces tjetër të ndryshëm nga ajo që ka qenë në marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare, që ka qenë e pranuar edhe nga Serbia”, ka thënë ai.

Gashi i është kundërpërgjigjur Kurtit i cili në seancën e Kuvendit ka thënë se kur opozita takon të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, “t’ia thotë të njëjtat fjalë me të njëjtin zell, siç m’i thonë mua, edhe atij”.

“Nuk e di çka thotë ai, por qëndrimet e LDK-së janë qëndrime zyrtare, të deklaruara kudo”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se janë të përkushtuar që javën e ardhshme të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, qoftë me dyer të hapura apo të mbyllura, për të diskutuar në detaje me kryeministrin për dialogun.

“Me dyer të hapura apo të mbyllura, do ta vendosë seanca. Besoj të hënën. Jemi të përkushtuar që të kemi një seancë ku do të debatojmë deri në detaje me kryeministrin për dialogun. Pajtohemi që të lejojmë diskrecion, nëse vlerësohet se është e nevojshme, të mbahet me dyer të mbyllura”, ka shtuar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco