Ligji i pagave, Kuvendi sot shqyrton Projektligjin e buxhetit të vitit 2023

Ligji i pagave, Kuvendi sot shqyrton Projektligjin e buxhetit të vitit 2023

07:28, 09/02/2023

Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën në rend dite janë votimi i disa projektligjeve dhe disa raporteve.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i dytë të Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare.

Rendi i ditës
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
Votimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021,
Votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për Energjinë,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-206 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-213 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,
Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco