Edhe Glauk Konjufca në vijë me Albin Kurtin: Asociacionin e pranojmë me këto kushte

Edhe Glauk Konjufca në vijë me Albin Kurtin: Asociacionin e pranojmë me këto kushte

23:15, 08/02/2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur pro asocacionit me kusht që të jetë një etnik dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, raporton syri.net Kosova.

 “Mirë pra. Le ta bëjmë zinxhirin prej zallit të detit. A e din dikush në botë se si bëhet. Kjo është e njëjta. Si për atë punë. Kërkohet diçka që është faktikisht e pamundshme për neve. Për arsye se Asociacioni është nënshkruar me një emër etnik si marrëveshje. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar vet principin e marrëveshjes. Ka thënë nuk bëhet një asociacioni etnik. Bashkësia ndërkombëtare po thotë se duhet të formohet. Por ne po ju themi se Serbia e ka qit nënshkrimin se nëse Kushtetuesja e rrëzon, atëherë nuk ka. Si po mendoni se do të bëhet”, tha ai ai.

Ditë më parë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i mundshëm, por ka përmendur 6 parakushte që duhet plotësohen para se të themelohet kjo strukturë e re qeverisëse brenda Kosovës.

Kushti i parë sipas kryeministrit “është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi”.

Tjetër kusht është që të mos jetë mono-etnik.

“Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale kreu pesë”.

Një kusht tjetër që u prezantua nga Kurti ishte që të shuhen strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë dhe të bëhet dorëzimi i armëve ilegale.

Gjithashtu, pohoi se si kusht është që “të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet të ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”.

“Pesë, Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës”.

Ai tutje ka thënë se kushti tjetër është që Vuçiç të tërheqë letrat e dërguar për mos pranimin e Kosovës.

“Dhe gjashtë, presidenti i Serbisë i tërheqë letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së dhe tek të tjerat për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshje Thaçi- Daçiç të 19 prillit 2018”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco