Demarkacioni për të cilin VV-ja e çoi “peshë” Kuvendin çështje e kryer për Osmanin, Mustafa: Ishte gënjeshtër për pushtet

Demarkacioni për të cilin VV-ja e çoi “peshë” Kuvendin çështje e kryer për Osmanin, Mustafa: Ishte gënjeshtër për pushtet

22:53, 08/02/2023
Ish-kryetari i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka gënjyer për Asociacionin. Akuzë të njëjtë pati edhe për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin tha se ai gënjeu për demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa tha se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, i kanë pasur kauzat e tyre të demarkacionit e Asociacionit vetëm sa për të ardhur në pushtet, pasi që sipas tij, tashmë i kanë harruar dhe se të njëjtat, sipas tij nuk kanë qenë fare kauza.

“Presidentja ishte për vizitë në Mal të Zi. As nuk e përmendi demarkacionin dhe ata 8.200 hektarë tokë që thoshin se Kosova ia ka falë Malit të Zi”, tha Mustafa në këtë intervistë.

“E ka dy vjet që në krye të Qeverisë është Albin Kurti dhe nuk ka bërë asgjë”, tha Mustafa, duke thënë se “kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet”, sepse sqaroi se -“Kosova nuk ka humbur asnjë pjesë të territorit të saj me demarkacion”.

“Kurti e të tjerët e kallën vendin me këtë kauzë, por tani nuk ka asgjë”, tha Mustafa, duke shtuar se tanimë askush nuk e përmend.

Sipas tij, vetë fakti që presidentja Osmani shkon në vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe nuk e përmend demarkacionin, “kjo është dëshmi se ishte një gënjeshtër sa për të ardhur në pushtet”.

“Të dy kauzat, demarkacioni dhe Asociacioni janë të rrejshme”.

Mustafa më tej shprehu bindjen e tij se siç po sillen sot për demarkacionin, Kurti e Osmani do të sillen edhe për Asociacionin.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se çështja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për të është e mbyllur, duke shtuar se se avokon që malazezët të njihen si pakicë në Kushtetutën e Kosovës, por kjo varet nga procedurat e ndërlikuara kushtetuese.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco