Vuçiq nesër në takim me ambasadorët e Quintit

Vuçiq nesër në takim me ambasadorët e Quintit

13:31, 08/02/2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të presë nesër ambasadorët e vendeve të Quintit në OSBE.

Takimi do të mbahet në orën 09:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit serb, njoftoi Shërbimi Informativ i Presidentit të Serbisë.

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Vjenë tashmë kanë vizituar Kosovën në kuadër të një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Grupi përbëhet nga ambasadorja Christine Fages (Francë), ambasadorja Gesa Braeutigam (Gjermani), ambasadori Stefano Baldi (Itali), ambasadori Neil Bush (Britania e Madhe) dhe ambasadori Michael Carpenter (Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Në kuadër të turneut të tyre rajonal, ata kanë udhëtuar edhe në Maqedoninë e Veriut, ndërsa para se të kthehen në Vjenë do të vizitojnë edhe Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco