Kuvendi i Kosovës fillon punimet me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi

Kuvendi i Kosovës fillon punimet me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi

12:41, 08/02/2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar që punimet e seancës së kësaj të mërkure të fillojnë me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi.

“Të nderuar deputetë, i nderuar Kryeministër, para dy ditësh ndodhi tërmeti tronditës i cili e goditi Turqinë dhe Sirinë. Deri më tash kemi mësuar se 8 mijë veta e kanë humbur jetën si pasojë e këtij tërmeti.

Unë propozoj që këtë seancë ta hapim me një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat që humbën jetën në këtë termet.”- tha Konjufca.

Deputetët e respektuan kërkesën e kryetarit të Kuvendit, duke nderuar viktimat e tërmetit të tmerrshëm.

Kujtojmë se, ende po vazhdon kërkimi i shumë trupave të njerëzve në Turqi e Siri, pas tërmetit të madh, që ndodhi ditën e henë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco