'BE s'duhet të lejojë më telashe', deputeti gjerman përshëndet veprimin e Kosovës

'BE s'duhet të lejojë më telashe', deputeti gjerman përshëndet veprimin e Kosovës

12:31, 08/02/2023

Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka përshëndetur veprimin e Kosovës për të pranuar planin franko-gjerman.

Deputeti i Partisë së Lirë Demokratike ka thënë se ky është një hap pozitiv për të shkuar procesi përpara.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar se BE-ja nuk duhet të lejojë më telashe në këtë pjesë të Evropës.

“Është mirë që Kosova pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si bazë për negociata. Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare, BE nuk duhet të lejojë më burime telashesh në lagjen e saj”, ka shkruar Hacker.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco