Kapen në flagrancë me marihuanë dy të dyshuar në Prishtinë

Kapen në flagrancë me marihuanë dy të dyshuar në Prishtinë

11:43, 08/02/2023

Mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën “Kadri Halimi” në Prishtinë, policia ka kryer një kontroll të personave ndaj dy të dyshuarve, duke i kapur në flagrancë, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit  kanabis (marihuana). 

Të dyshuarit; “A.G, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, K. K, mashkull, 27 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e  paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge””, njofton policia.

Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një bastisjeje në rrugën “Tom Lantosh” në Hajvali.

“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq i dyshuari i dytë është proceduar më tej”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco