Blinken shkruan për telefonatën me Vuçiqin, e falënderon për “angazhimin konstruktiv”

Blinken shkruan për telefonatën me Vuçiqin, e falënderon për “angazhimin konstruktiv”

09:04, 02/02/2023

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq bëri të ditur se e ka falënderuar për angazhimin konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së që ditë më parë ishin për vizitë në Serbi, për intensifikimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje.

Blinken në një postim në Twitter thotë se e ka falënderuar Vuçiqin edhe për hapjen ndaj propozimit të BE-së.

“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta falënderuar për angazhimin e tij konstruktiv me ekipin e SHBA-së dhe BE-së javën e kaluar dhe për hapjen e tij ndaj propozimit të BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, i cili është thelbësor për sigurimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, tha Blinken.
Për bisedën me Blinken ka folur edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Sipas tij, temë e bisedës me zyrtarin amerikan ishte situata në Kosovë, rruga evropiane e Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet vendit të tij dhe shtetit amerikan.

“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai në Instagram.

I pari i shtetit serb pohon t’i ketë konfirmuar kryediplomatit amerikan se “paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike, janë synimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”.

Zyra e Presidentit serb njoftoi se të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që Serbia dhe SHBA-të kanë mundësi të shumta për përmirësimin e partneritetit dhe bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco