Abazi: Edhe pa sanksione ndaj Rusisë, Serbia gjeti mirëkuptim ndërkombëtar

Abazi: Edhe pa sanksione ndaj Rusisë, Serbia gjeti mirëkuptim ndërkombëtar

08:10, 02/02/2023
Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, e cila përfshin edhe formimin e Asociacionit, i ka "shtrënguar fytin" Kosovës.
 
Në emisionin “dPt te Fidani” në T7, Abazi tha se Serbia, ndonëse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ka gjetur njëfarë mirëkuptimi tek ndërkombëtarët, ndërsa presioni ndaj Kosovës është rritur.
 
"Është fatkeqësi që është nënshkru ajo marrëveshje. Asociacioni është bërë kurthi, laku në fytin e Kosovës. Një Serbi e cila nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë ka gjetë një lloj mirëkuptimi te ndërkombëtarët, dhe presioni është kthyer te Kosova.”- tha Abazi.
 
Kujtojmë që me 31 janar është mbajtur takimi për modalitetet e themelimit të Asociacionit i organizuar në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë.
 
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka dalur me një deklaratë pas takimit, ku potencoi se Asociacioni nuk do të jetë një “Republika Srrpska” por që në përputhje me Kushtetutën, ai duhet të themelohet sa më shpejt.
 
“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike." - kishte deklaruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco