RTK dënon aksionin gjatë transmetimit të lajmeve qendrore, ja arsyetimi i televizionit

RTK dënon aksionin gjatë transmetimit të lajmeve qendrore, ja arsyetimi i televizionit

23:23, 01/02/2023

Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës e ka dënuar aksionin e aktivistit të PSD’së që ndodhi gjatë transmetimit live të edicionit qendror të lajmeve.

Në reagim thuhet se aktivisti kishte kaluar përmes sigurimit pasi këta të fundit kanë menduar se ai është i ftuar për intervistë në televizionin publik.

RTK thotë se akte si ky i fundit janë të papranueshme edhe përçojnë mesazh të kundërt “me vlerat që prezanton transmetuesi publik”.

Reagimi i plotë:

Menaxhmenti i RTK-së e dënon aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi i cili pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.

Akte të tilla janë të papranueshme dhe përçojnë mesazh të kundërt me vlerat që prezanton transmetuesi publik.

RTK e respekton të drejtën e secilit për të shprehur kundërshti ndaj proceseve, por njëkohësisht kërkon që kjo të bëhet brenda suazave normale të protestës dhe jo të pengoj procesin e rregullt të punës.

RTK ka hequr dyert e dyfishta me idenë që të jetë më afër qytetarëve, por jo që kjo të keqpërdoret dhe të pengoj procesin e punës, thuhet në reagimin e Menaxhmentit të RTK-së.

Menaxhmenti reagoi pasi dy aktivistë të PSD-së hyn në studion e RTK-së, në fillim të edicionit të lajmeve qendrore, duke penguar moderatoren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco