Vuçiq në telefon me Blinkenin, flet për stabilitet dhe të ardhmen e sigurt ekonomike

Vuçiq në telefon me Blinkenin, flet për stabilitet dhe të ardhmen e sigurt ekonomike

23:07, 01/02/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken.

Vuçiq ka thënë se me Blinken kanë shkëmbyer mendime për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sonte fola në telefon me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, për situatën në Kosovë, rrugën evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar ai.

“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe posaçërisht theksova se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike janë qëllimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar tutje Vuçiq.

Sipas Vuçiq, është arritur një pajtim që Serbia dhe SHBA të krijojnë mundësi për ta përmirësuar partneritetin dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco