Koci: Në komunën e Graçanicës nuk respektohet fare dygjuhësia

Koci: Në komunën e Graçanicës nuk respektohet fare dygjuhësia

10:06, 31/01/2023

Avokati Arianit Koci, më anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se në komunën e Graçanicës nuk respektohet dygjuhësia dhe se aty ka filluar të përdoret alfabeti cirilik, përcjell Syri.net Kosova

Ai ka thënë se nga kjo komunë maltretohen dhjetëra biznese dhe njeri kyç është Milan Radoiçiq.

“Secili biznesmen që takohet me mua, më tregon që sipas informatave që i kanë, njeriu kyç në komunë - ai që mund t‘a kryej çdo punë është Radoçiqi, përmes njerëzve të partisë”, ka shkruar Koci.

Më tej, ai është shprehur i shqetësuar duke pyetur se çfarë do të bëhet kur të themelohet Asociacioni.

“Nëse disa zyrtarë komunal të kësaj komune tani nuk i respektojnë në mënyrë strikte ligjet pozitive të Kosovës - duke ia nisur nga parimi i dygjuhësisë - a thua çka do të ndodh kur forcohet subjektiviteti i komunave serbe me Asociacion?”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i tij i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco