“Dardan Krivaqa në gjendje të rëndë psikologjike”- Gjykata merr një vendim të ri

“Dardan Krivaqa në gjendje të rëndë psikologjike”- Gjykata merr një vendim të ri

14:01, 24/01/2023

Gjykata Themelore e Ferizajt ka vazhduar me seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu. Në këtë seancë është aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Krivaqës t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikike.

Sipas kërkesës që ka siguruar Gazeta Insajderi avokati mbrojtës i Dardan Krivaqës, Admir Salihu, ka propozuar që t’i bëhet ekzaminimi-observimi psikologjik, psikiatrik dhe psikiotik.

Sipas avokatit kjo kërkesë po bëhet për të parë gjendjen psikiatrike për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco