Policia e konfirmoi rrahjen, Spitali i Pejës thotë se ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale mes doktorit e punëtorit

Policia e konfirmoi rrahjen, Spitali i Pejës thotë se ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale mes doktorit e punëtorit

13:36, 24/01/2023

Policia e Pejës ka konfirmuar për Gazetën Express se një doktor e ka sulmuar të hënën një punëtor të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. Por Spitali e ka mohuar rrahjen mes doktorit e punëtorit, sipas spitalit ka pasur vetëm mosmarrëveshje verbale.

Gjithsesi, rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor” dhe policia ka konfirmuar se punëtori ka pranuar trajtim mjekësor.

Spitali i Pejës thotë se ky rast po trajtohet brenda organeve të institucionit.

Reagimi i plotë i spitalit:

Reagim lidhur me shkrimin e mediave për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!

Spitali i Përgjithshëm në Pejë demanton lajmin e paraqitur në mediat me qëllime të paqarta ku flitet kinse për rrahje mes Personelit tonë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë nuk ka konfirmim se ka ndodh ndonjë konflikt mes Personelit tonë, por NE kemi konfirmim nga Menagjmenti i Emergjencës se ka pas mosmarrëveshje verbale për shkak të mos respektimit të orarit të punës nga punëtori.

Kjo mosmarrëveshje verbale është duke u trajtuar brenda organeve të Institucionit tonë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco