Kurti tregon se çfarë do ta përshpejtonte procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

Kurti tregon se çfarë do ta përshpejtonte procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE

12:00, 16/12/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hyrje të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës tha se me aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian i është dhënë cak orientimit evropian dhe përgjigje perspektivës evropiane.

Ai theksoi se njohja nga 5 shtetet mosnjohëse të BE-së që ende nuk na kanë njohur do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit.

Shefi i qeverisë së Kosovës teksa e konsideruar këtë javë të jashtëzakonshme, u shpreh se të enjten me dorëzimin e kërkesës për statusin kandidat në BE marrëdhënieve me Bashkimin Evropian i është dhënë kapitull i ri.

Sipas tij, njohja nga 5 shtetet e BE-së që ende nuk na kanë njohur sigurisht do të lehtësonte përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

“Kjo javë nuk është aspak e zakontë, në fakt është jashtëzakonshme, është javë në të cilën patëm ditën historike të 15 dhjetorit, kur zyrtarisht dorëzuam aplikimin tonë në presidencën çeke të BE për anëtarësimin në BE. Orientimit evropian i dhamë cak, perspektivës evropiane i dhamë përgjigje, marrëdhënieve me BE i dhamë kapitull të ri… E kuptojmë që rruga jonë integruese do të bazohet në meritat tona, por integrimi do të thotë edhe njohje, do të thotë edhe pranim do të thotë edhe ndërvarësi. Krahas meritës sonë njohja nga 5 shtetet e BE që ende nuk na kanë njohur sigurisht do të lehtësonte përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, njohje që mundësojnë anëtarësim dhe integrim ndërkombëtar. Njohja e pavarësisë jo si shprehje e vetëmjaftueshmërisë sonë por më shumë ndërvarësi e të gjithëve ndërmjet e brenda aleancave të vlerave besimeve dhe interesave të përbashkëta”, u shpreh ai.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, shefi i ekzekutivit foli edhe për miratimin e buxhetit të Kosovës, për të cilin u shpreh se ky buxhet është më shumë për të gjithë.

“Miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm në vlerë prej 3.2 miliardë euro ,për herën e dytë radhazi buxhetin tjetër po e miratojmë para fundit të vitit. Do të jetë buxhet për më shumë për të gjithë, më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturë, më shumë për edukimin, barazinë mirëqenien sigurim, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror”, tha Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco