Komisioni për Siguri viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Bajqinovci jep detaje

Komisioni për Siguri viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Bajqinovci jep detaje

11:26, 16/12/2022

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje ka vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Republikës së Kosovës.

Mefail Bajqinovci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Policia e Kosovës është profesionale dhe garanton siguri në çdo cep të territorit.

“Në takim u pritëm nga u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm, z. Hoti dhe drejtorët e departamenteve përkatëse.
Temë diskutimi ishin çështjet e përgjithshme të sigurisë në vendin tonë, me theks të veçantë situata në veri të vendit.
Policia jonë është profesionale dhe e përkushtuar për të garantuar siguri në çdo cep të territorit tonë.
Edhe ne të gjithë jemi në mbështetje të pjesëtarëve të policisë tanë në çdo aspekt të mundshëm” shkruan Bajqinovci në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco