Reagon mbesa e “Calit”: Xhaxh, po të zhgënjej sot...

Reagon mbesa e “Calit”: Xhaxh, po të zhgënjej sot...

11:05, 16/12/2022

Familja e Salih Mustafës ka reaguar për herë të parë pas dënimit të familjarit të tyre nga Gjykata Speciale me 26 vite burgim.

Arta Mustafa, vajza e vëllaut të “Calit” është e bindur se familjari i tyre do të dal fitimtar dhe do të kthehet së shpejti.

“XHAXH,
Më fal, po sot mbeta pa fjalë.
E di që nëse kishe qenë këtu, më kishe thon: “Qysh be xhaxh, me qenë gazetare, edhe me të mungu shprehjet.
Bash ti duhesh me ditë qysh me u shpreh më së miri”, me atë buzëqeshjen e lehtë e triumfuese që të karakterizon.
Por xhaxh, mbesa jote po të zhgënjen kësaj radhe, se kom mbetë e heshtun, pa fjalë, e s’di ç’të them ndaj këtij vendimi e kësaj padrejtësie që të është bë sot.
Xhaxh, qenka shumë vështirë me pa, se idolli im, që përfaqëson idealet e luftës e drejtësisë, u dënua, pikërisht për mbrojtjen e këtyre idealeve të kombit tonë, për kohën kur pak patën guximin t’i dilnin ballë luftës për çlirim të atdheut, e ti ishe në krye.
Kisha pasë qef xhaxh, tash me të pasë në mesin tonë, ku e ke vendin, e për çka ke luftu, në liri.
Por, e di xhaxh, ti je i fortë.
Jam shumë e bindur, ke me kalu edhe këtë, e ke me u kthy, më i fortë se kurrë.
E si gjithë xhaxh, ke me fitu, edhe këtë betejë.
Të presim,
Krenarë gjithmonë me ty, Komandant” shkruan Arta Mustafa në reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco