Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren

Një grua gjendet pa shenja jete në Prizren

10:45, 16/12/2022

Të enjten një grua në Prizren është gjetur pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Njësitë policore dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco