Trajkoviq rrëfen se çka i ndodhi me 20 vjeçarin e BIA-s

Trajkoviq rrëfen se çka i ndodhi me 20 vjeçarin e BIA-s

08:18, 16/12/2022

Rada Trajkoviq ka shkruar një postim në Twitter një orë më parë, duke treguar se ka qëndruar në vijën administrative pa shpjegim dhe arsye, duke shtuar se “në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme i janë marrë dokumentet dhe i është penguar liria e lëvizjes”.

“Erdhi një i ri rreth të 20-ave dhe tha se ishte nga BIA. Ai nuk prezantohej, nuk më merrte në pyetje, nuk më jepte arsye pse jam ndalur, por më thoshte se ka vetëm një urdhër që të mos më japë dokumente. Natyrisht, ai erdhi vetëm për të justifikuar ndalimin tim të paligjshëm”, shkroi ajo në një postim në Twitter.

Kujtojmë se të enjten Trajkoviq u ndalua për herë të parë nga policia serbe në vendkalimin Merdare gjatë hyrjes në Kosovë. Ajo i tha N1 se punonjësit e policisë i thanë se ajo ishte regjistruar në mënyrë që t’i konfiskoheshin dokumentet. Pas disa orësh ndalim, ajo u lejua të hynte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco