Ymeri për sondazhin: LDK-ja e ka zvogëluar diferencën me LVV-në

Ymeri për sondazhin: LDK-ja e ka zvogëluar diferencën me LVV-në

23:41, 15/12/2022

Analisti, Visar Ymeri e ka komentuar Sondazhin e UBO Cunsulting, ka thënë se nëse iu referohemi të dhënave të këtij sondazhi e shohemi se në periudhën një vjeçare sipas tij vetëm Lidhja Demokratike Kosovës ka pasur një rritje qëndrueshme.

Më tej Ymeri ka thënë se edhe Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar një rritje.

“Nëse krahasojmë këtë rezultat nga dhjetori në dhjetorë e shohemi se dallim në mes të LDK edhe Lëvizjes Vetëvendosje e shohemi se LVV-ja është reduktuar shumë nga 51 për qind që i ka pasur”.

Ndërsa Lidhja Demokratike  e Kosovës i kishte 12, 73 për qind në zgjedhjet përgjithshme sipas Ymerit.

Tutje Ymeri ka thënë se 38 për qind  i kishte më shumë LVV-ja se sa LDK-ja në zgjedhjet e vitit 2021 por sipas tij tani është diferenca është zvogëluar edhe LVV-ja i ka vetëm 20 për qind më shumë se sa LDK-ja.

“Ka një lëvizje edhe ka një paanshmëri më të madhe për LDK-në pas ndërrimit të lidershipit të saj”, ka deklaruar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë  se LDK-ja ka pasur një rritje qëndrueshme por jo shumë të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco