Mbyllja e pikave kufitare në veri shkakton kolona në Merdar

Mbyllja e pikave kufitare në veri shkakton kolona në Merdar

23:16, 15/12/2022

Po presin në rend që nga orët e hershme të mëngjesit.

Pritjet që po zgjasin me orë të tëra, këtu në pikën kufitare në Merdar, kanë një arsye.

Madje sipas shoferëve, që përmes kësaj pike hynë në territorin e Kosovës, të enjten pritjet zgjatën edhe deri në shtatë orë.

Të njëjtën e pohon edhe një qytetar tjetër.

E një shofer serb, përveç që priti gjatë, nuk iu lejua as hyrja në Kosovë.

Mirëpo në të dhënat që Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar, thuhet që pritjet në këtë pikë kufitare janë deri në 5 minuta.

Pikat kufitare veriore po vazhdojnë të jenë te bllokuara për shkak të barrikadave që serbët kanë vendosur të shtunën mbrëma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco