Shkëlzen Gashi garanton se Albin Kurti nuk e nënshkruan Asociacionin

Shkëlzen Gashi garanton se Albin Kurti nuk e nënshkruan Asociacionin

22:56, 15/12/2022

Opinionisti Shkëlzen Gashi është i bindur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do ta nënshkruan themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Përveç kësaj, Gashi tha në T7 se Kurti as nuk do të japë dorëheqje, duke shtuar se mund ta shkarkojnë.

Instant / Kurti për 5 shtetet që s’e njohin Kosovën: S’e di si do t’ia bëjnë, preferohet konsensus për anëtarësimin në BE

“Unë për Kurtin kam thënë se nuk e len referendumin, nuk i len zgjedhjet e Serbisë qetu me u mbajt. E tash unë po të them që një: ai nuk e bën asociacionin me kompetenca ekzekutive që e pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës, dy: nuk jep dorëheqje, mujnë me shkarku edhe tre: një sen po ua thom t’u kon në opozitë ka me kundërshtu fort asociacionin. Për qito unë garantoj”, tha ish-këshilltari i Kurtit.

Kujtojmë se i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëdimor, Gabriel Escobar, ka thënë se duhet të fillojë menjëherë puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice serbe.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco