Grenell: Jack Smith e paditi Thaçin kur ishim afër marrëveshjes që do ta linte pa punë Smith-in

Grenell: Jack Smith e paditi Thaçin kur ishim afër marrëveshjes që do ta linte pa punë Smith-in

17:01, 14/12/2022

Richard Grenell, ish-përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se padia e ish-prokurorit të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit përbën skandal për një arsye të vetme.

Sipas tij aktakuza ndaj Thaçit është ngritur në momentin vendimtar kur administrata e Donald Trump po negocionte një marrëveshje finale me Serbinë dhe rrjedhimisht, Smith do të mbetej pa pozitën e Prokurorit të Gjykatës Speciale.

“Veprimet e Jack Smith për të paditur dhe burgosur me një akuzë 20-vjeçare, thjesht sepse Presidenti Thaçi po negocionte një marrëveshje të madhe që do t’i jepte fund punës së qetë të Jack’ut, është një skandal”.

Ai ka bërë një ndërlidhje me administratën aktuale të Joe Biden, për të cilin Grenell shtoi se “duhet të ketë turp”.

“Ai e quajti Thaçin, Xhorxh Uashingtoni i Kosovës – dhe Jack Smith e paditi Thaçin për përparim dhe paqe përmes dikujt që Jack e urrente – Trump”.

Ndryshe, Smith gjithashtu po mbikëqyr hetimin në Mar-a-Lago, pas muajsh mosmarrëveshjesh midis Trump dhe Administratës Kombëtare të Arkivave dhe Regjistrimeve mbi kutitë e dokumenteve që ndoqën ish-presidentin nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago – rezidenca e tij në Florida.

Dokumentet e gjykatës thonë se më shumë se 300 dokumente të shënuara “të klasifikuara” u gjetën përfundimisht në shtëpinë e Trump, më shumë se 100 prej tyre u morën gjatë një kontrolli të pronës së FBI-së më 8 gusht.

Ndërkaq, Smith përveç problemeve të tjera, në katër vjet e diçka më shumë si krye-prokuror, do të mbahet mend edhe për skandalin e rrjedhjes së informacioneve nga Specialja.

Në shtatorin e vitit 2020 organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës filloi të mbajë seanca të jashtëzakonshme për media. Ata pritën mediat në selinë e tyre me një mal me dokumente në tavolinë.

Kur konferenca filloi treguan se dikush, ende i panjohur për ta, po u sjell dosje, të cilat pasi i kanë shfletuar kanë kuptuar se mund të jenë të Gjykatës Speciale.

Për këtë veprim – se ua prezantuan mediave dokumentet e rrjedhura nga Specialja – Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kryetari dhe zëvendës-kryetari i OVL-së, janë dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Por, asnjëherë nuk u nis një hetim se si ndodhi që rrodhën nga Specialja. Dokumentet kishin dalë nga dhoma e dëshmive të Prokurorisë në Speciale, por nuk u emërua asnjë fajtor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco